Network Research është degë e Network Group me të cilën tashme fillojnë edhe shumica e projekteve të rëndësishme të cilat i kontrakton Network si tërësi. Network Researsh përmes një ekipi specialistesh vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së hulumtimeve është specifikuar në hulumtimet opinionit publik, marketingut dhe tregut në Kosovë, duke përdorur hulumtimet kuantitative dhe kualitative.
Pjesa më e madhe e fushatave të marketingut për kompanitë me të cilat bashkëpunojmë bazohen në hulumtimet dhe raportet e Network Research.
Network Research ofron këto shërbime:
Hulumtime të opinionit publik;
Sondazhe
Hulumtime mbi profilizimin e votuesve;
Përgatitja e strategjive zgjedhore;
Testimi i fushatave publike dhe promocionale;
Hulumtime të satisfaksionit të konsumatorëve;
Hulumtime të satisfaksionit të punëtoreve në vende të punës;
Mystery Shopping;
Hulumtime mbi imazhin dhe pozicionimin e brendit/eve;
Testimet e produktit/eve;
Hulumtime mbi shpërndarjen dhe verifikimin e çmimeve.