Network Marketing mbulon të gjitha shërbimet e marketingut duke përfshirë përpilimin e strategjive të marketingut, dizajnimin dhe zbatimin e fushatave të marketingut, dizajnimin dhe shtypjen e materialeve të marketingut, ofrimin e hapësirave për marketing, rrjet të agjenteve promocional në tërë Kosovën etj.
Network Marketing është e fokusuar në forma të veçnta të marketingut të tipit guerilla marketing, të cilat tërheqin vëmendjen dhe reduktojnë shpenzimet.
Pjesë e rëndësishme e punës së Network Marketing janë Muralet, lloj marketing që i shfrytëzon muret e ndërtesave si hapësira marketingu. Ne ishim të parët që e futem këtë lloj marketing në Kosovë, duke kthyer mure të papërdorshme, zakonisht me fasadë të dëmtuar, në mundësi promovimi për kompanitë dhe në mundësi përfitimi për Kuvendet Komunale dhe për banorët e ndërtesave gjegjëse.
Sot ne kemi në shfrytëzim të rregullt rreth 80 murale, secila në pjesët më të frekuentuara të qyteteve të Kosovës. Duke respektuar të gjitha procedurat ligjore për marrjen në shfrytëzim të këtyre hapësirave, duke i pajisur ato me ndriçim, duke zgjedhur vendet me frekuentimin më të madh, dukshmërinë më të mirë, dhe përmasa gjigante, ne i kemi bërë muralet si formën më të kërkuar të marketingut për bizneset më të fuqishme në vend.
Disa nga bizneset me të cilat Network Marketing është në partneritet afatgjatë janë ProCredit Bank, IPKO, Elsig etj.