Network


Network Group është një rrjet biznesesh i themeluar me synimin dhe vizionin për të mbledhur së bashku profesionist dhe entuziast të profileve të ndryshme dhe për të krijuar një kompani kosovare që mund të konkurroj në një treg global.

Ne mbështetemi tek njerëzit dhe ata përbëjnë kapitalin tonë më të madh.  Në saje të entuziazmit të njerëzve tonë ne jemi zhvilluar shpejtë dhe jemi zgjeruar në shumë fusha biznesi.

Brenda një periudhe të shkurtër, Network Group me degët e veta është bërë lider në fusha të tilla si pastrimi dhe marketingu. Me numër të madh të punëtorëve (mbi 300) dhe me mjete të sofistikuara të ekzekutimit të shërbimeve, ne jo vetëm kemi krijuar kapacitetet e nevojshme për t’u future në një treg global, por me idetë inovative ne po krijojmë çdo ditë një imazh krejt unik që na bënë të dallueshëm edhe në një konkurrencë më të gjerë.

Menaxhmenti i Network Group është i ri në moshë dhe shumë ambicioz. Si të tillë, ne synojmë krijimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe afatgjata me bashkëpunëtorët tonë. Jo rastësisht ne jemi në partneritet afatgjatë me kompanitë më të rëndësishme në vend dhe tashme dy vite jo vetëm po e përtërijmë këtë partneritet, por po e zgjerojmë atë edhe në fusha tjera.
Në bazë të këtij vizioni - për të krijuar partneritet të fuqishme dhe afatgjata - ne kemi adaptuar qasjen e ‘paketës së shërbimeve’, duke mbuluar të gjitha shërbimet nga një fushë e caktuar.

Filluam me ofrimin e shërbimeve të marketingut, pastaj përmes Inspira House mbuluam shërbimet e dizajnimit dhe shtypit të materialeve të marketingut, për t’u kompletuar më vonë edhe me hulumtimin e tregut përmes Network Research. Ngjashëm po veprojmë edhe në fushën e pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Muralet
Lajmet
Network Marketing nënshkruan kontratë të re marketingu me ProCredit Bank

Network Group çvendoset me zyre në Ulpianë

Network Cleaning shpallet fitues I tenderit të K.K Gjakovë.
Copyright © 2010 Network | All rights reserved.